Së bashku me Iliçiç më të mirët, ja vlerësimi i mediave italiane për Berat Gjimshitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2019 | 23:21

Së bashku me Iliçiç më të mirët, ja vlerësimi i mediave italiane për Berat Gjimshitin

Berat Gjimshiti ka bërë një ndeshje shumë të mirë mbrëmjen e sotme, ndaj Juventusit, në barazimin 1-1.

berat gjimshiti

Mbrojtësi shqiptar ishte i pakalueshëm dhe u vendos shumë mirë në fushën e lojës, duke i përcjellë skuadrës siguri.

Gjimshiti u vlerësua nga “Tuttomercato.web” me notën 6.5, aq sa u vlerësua dhe Iliçiç që shënoi golin.

“Tregoi vëmendje dhe nuk pati gabime për të. Luan mirë dhe mbyll boshllëqet në sulmin e bardhezinjve”, ishin fjalët e mira për mbrojtësin shqiptar.

Tashmë Gjimshiti ndodhet vetëm një fitore larg grupeve të Ligës së Kampionëve, për sezonin e ardhshëm.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"