Sarri rrezikon shkarkimin nga Juvja, në skenë del emri i trajnerit të kombëtares…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 20:28

Sarri rrezikon shkarkimin nga Juvja, në skenë del emri i trajnerit të kombëtares…

Te Juventusi do të jetë kohë vlerësimesh, pas ndeshjes me Lionin në rast skualifikimi, apo pas përfundimit të aventurës europiane, në rast përmbysjeje dhe kryefjala do të jetë pa dyshim e ardhmja e trajnerit Mauricio Sarri.SARRI

Ky i fundit ka gjithmonë e më pak “fansa” në Torino, prandaj media italiane vazhdon të gërmojë mbi emrat e mundshëm, ku me sa duket, surpriza e fundit është Roberto Mançini.

mancini

Trajneri që riktheu në elitë kombëtaren e Italisë është prej kohësh një ëndërr e presidentit Andrea Anjeli, por vështirë se “Manço” do të hiqte dorë nga mundësia që të mos zhvillonte Europianin, verën e ardhshme, për të marrë drejtimin e Juventusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"