Sa pak minuta/ Lojtarët e akademisë së Partizanit, në plan të dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 21:15

Sa pak minuta/ Lojtarët e akademisë së Partizanit, në plan të dytë

Partizani i këtij sezoni duket shumë më i përqendruar te synimet në fund të sezonit dhe kjo ka ndikuar në uljen e vëmendjes për lojtarët e rinj të akademisë, të cilët presin shansin.

PARTIZANI

Jo vetëm me Shehin, por me të gjithë trajnerët e këtij sezoni lojtarët e rinj si Buxhelaj, Birçaj apo Kote nuk kanë arritur të sigurojë minuta të rrjedhshme, që mund të ndihmojnë në formimin dhe rritjen e tyre. Konkurrenca dhe presioni duken armiku numër “1” i tyre.

Edhe në portë një i ri i talentuar si Skander Tahri vuan faktin që kolegë në skuadër ka emra si Hoxha dhe Qirko. Nëse veçanërisht vjet nisi një projekt për rritjen e të rinjve, këtë sezon duket se dalëngadalë gjithçka po zbehet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"