Rrëzimi nga kategoria, Tirana dhe Vllaznia rekord në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2018 | 21:21

Rrëzimi nga kategoria, Tirana dhe Vllaznia rekord në Europë

Ngjitja në kategori elitare është festë për disa klube. Kjo për vetë historikun e tyre, që nuk iu ka dhënë shpesh raste për ta përjetuar nivelin maksimal të vendit ku bëjnë pjesë. Mirëpo, ka edhe të tjera raste, kur disfata e një sezoni, është vetëm rastësi dhe rënia nga kategoria, nuk e zhbën historinë e lavdishme. Në një vëzhgim mes kampionateve europiane, Tirana është skuadra më e titulluar që u ngjit, ndërkohë që Vllaznia është e dyta për nga numri i titujve, në mes të ekipeve që “e bënë dramë” me rënien nga kategoria.

Tirana-Vllaznia

NGJITJA – Tirana luajti për herë të parë në kategorinë inferiore dhe e siguroi ngjitjen menjëherë në sezonin pasardhës. E në listën e skuadrave që u ngjitën në kategori, skuadra kryeqytetase është më e titulluara. Ndonëse titulli i fundit i fituar është në vitin 2008-’09, bardheblutë kanë 24 trofe në kampionatin ku po rikthehen, në të cilin kanë bërë histori të lavdishme ndër dekada. Hapoel tel Aviv, Nurnberg apo Aris, janë të tjera klube me histori që kanë siguruar ngjitjen në kategori. Nga kampionati maqedonas, ekipi që siguron ngjitjen në elitë, është Makedonija. Kjo skuadër do të jetë pikërisht kundërshtari i Partizanit në kualifikueset e vlefshme për Europa Ligën.

Capture

RËNIA – Vllaznia përsëriti dramën e Tiranës. Nëse një vit më parë, shpëtuan pikërisht nën finalen me bardheblutë, këtë herë, as goleada në Korçë ndaj Skënderbeut, nuk i mjaftoi për të qëndruar në elitë. Në krahasim me të tjera skuadra europiane që ranë gjithashtu nga kategoria, shkodranët renditen në vend të dytë për nga numri i titujve. Për të ardhur keq që nëntë tituj të jenë në kategorinë inferiore dhe që qyteti sportdashës i Shkodrës, të mos përfaqësohet në elitë. Në vend për parë, për numrin e titujve kampion, është Akranes e kampionatit islandez.

Capture1

Ndër ekipet që ranë nga kategoria, skuadra e Hamburgut e shënon emrin për herë të parë në Bundesligën e dytë gjermane. Ekipi i Mërgim Mavrajt, mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, ra për herë të parë në historinë e vet nga Bundesliga 1. Një sezon me luhatje që në fillim dhe në pjesën e dytë, u bë i pazakontë, për vetë vendimet e drejtuesve që ndëshkuan disa lojtarë pa shkas (mes tyre edhe Mavraj). Në tabelat e mëposhtme ka edhe skuadra që siguruan ngjitjen në sezonin pasardhës apo edhe skuadrat që ranë nga kategoria pas vetëm një sezoni.

Capture2

Capture3

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"