Rrëfimi i ish-asistentit të De Biazit: Xhixho po piqet, Çalhan e shoh “alla” Rui Kosta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 10:54

Rrëfimi i ish-asistentit të De Biazit: Xhixho po piqet, Çalhan e shoh “alla” Rui Kosta

Paolo Tramexani, ishasistenti i Xhani De Biazit në stolin e kombëtares së Shqipërisë, i ftuar në një emision radiofonik ka vlerësuar portierin e Milanit, Xhanluixhi Donaruma, për të cilin tha:

tramexani de biazi1

“Për t’u shndërruar në një sportist të madh, duhet të kalosh përmes përvojave të bukura, por edhe negative. Besoj se tashmë edhe Xhixho e ka kuptuar që në ditët e sotme askush nuk të dhuron asgjë dhe se do ta kritikojnë sa herë të gabojë. Në javët e para të këtij sezoni e shoh më të bindur në mundësitë e tij. Te Milani dhe te Italia ka dhënë sinjale se po rigjen nivelin e tij. Këto pritje flasin qartë për cilësitë e tij teknike, ndaj dukshëm Donaruma ka ndërmarrë rrugën e duhur për rritjen e mëtejshme e për t’u bërë një ndër më të mirët në rolin e tij”.

Për ishmbrojtësin e Interit në sezonin 1992-93, gardiani kuqezi ka mësuar nga gabimet e së shkuarës, të cilat e kanë pjekur shumë, çka reflektohet në paraqitjet e tij në fushë, por edhe jashtë saj. Si specialist i taktikës, 48- vjeçari foli edhe për dyshen Bilia-Çalhanoglu, dy lojtarë që mund të bëjnë shumë te Milani. “Bilia që u pa ndaj Romës më habiti shumë. Vizioni i tij është unik, ndaj e cilësoj si vendimtar për lojën e Milanit. Nëse gjen vazhdimësi në aspektin fizik, Gatuzo fiton ‘krijuesin’ ideal për lojën e të tijve. Edhe Hakan Çalhanoglu më intrigon shumë. Do të doja ta shihja në rolin e fantazistit, pas sulmuesit kryesor, por kjo nuk do të thotë se interpreton keq rolin e tij si sulmues krahu”, përfundoi Tramexani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"