Rrëfimi i futbollistit të Juventusit: Kur më përshëndeti Mesi thashë “nuk do laj më duart”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 18:31

Rrëfimi i futbollistit të Juventusit: Kur më përshëndeti Mesi thashë “nuk do laj më duart”

Mund të jesh pjesë e futbollit profesionist në një kampionat si Seria A dhe të stërvitesh me kampionë të rangut botëror në radhët e një skuadre si Juventusi. Por kur ke përballë Lionel Mesin, gjithçka ndryshon.

asdasdsdasd

Këtë e ka vërtetuar më mirë Matias Sule, mesfushori argjentinas i bardhezinjve, i cili shihet si një nga premtimet e futbollit botëror. Një talent të cilin Argjentina e grumbulloi me ekipin e parë edhe pse nuk kishte luajtur asnjë ndeshje me skuadrën bardhezi në kampionat. Atje, ai u takua me idhullin e tij, Lionel Mesin dhe siç tregoi për “El Capital”, ishte një moment që nuk do ta harronte kurrë.

“Në grumbullimin e parë u prezantova, kam pirë “mate” me Dibala. Gjithçka shkoi mirë. Kur Mesi më përshëndeti, thashë që nuk do të laja më duart. Më pas, bëra edhe një ndeshje pingpongu kundër tij”, tregoi futbollisti i Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"