Roma dhe Arsenali arrijnë marrëveshjen, dy mesfushorët do shkëmbehen me njëri-tjetrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 15:00

Roma dhe Arsenali arrijnë marrëveshjen, dy mesfushorët do shkëmbehen me njëri-tjetrin

Roma dhe Arsenali janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për një shkëmbim kokë më kokë mes Amadu Diauara dhe Lukas Torreira. “Il Romanista” pretendon se të dy klubet kanë arritur një marrëveshje mes tyre, dhe Torreira ka dhënë pëlqimin e tij.

tORREIRA-WEB

Fiorentina dhe Torino ishin gjithashtu të interesuara për Torreirën, por uruguajani ka preferuar Romën. Ky do të ishte një rikthim në Serinë A për Torreirën, pasi mesfushori ka dalë nga akademia e Peskarës, ka luajtur edhe me Sampdorian para se të transferohej tek Arsenali për 29 milionë euro në vitin 2018.

Ndërsa për Diauarën Roma shpenzoi 21 milionë euro për ta marrë nga Napoli në vitin 2019.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"