Roli i ri, trajneri Lerda e ka ndarë mendjen. Mala si Kuadrado te Juventusi…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 9, 2019 | 19:25

Kategoria Superiore LAJMI KRYESOR Partizani Të fundit

Roli i ri, trajneri Lerda e ka ndarë mendjen. Mala si Kuadrado te Juventusi…

Partizani ka afruar disa mbrojtës anësorë në merkatot e viteve të fundit, por në asnjë rast drejtuesit nuk kanë goditur në shenjë, pasi të ardhurit nuk u kanë dalë të “hajrit”. Kështu që, stafet teknike janë mundur që zgjedhjet t’i gjejnë brenda grupit, duke modifikuar lojtarë të tjerë në dy krahët e repartit difensiv.

Mala-Kuadrado

Në të majtë tashmë është “salduar” Lorenc Trashi si mbrojtës i majtë, duke u tërhequr nga mesfusha. Në të djathtë për 2-3 sezone u adaptua Labinot Ibrahimi, që u zhvendos nga qendra në të djathtë të mbrojtjes. Me largimin e “Labit” te Prishtina, për shkak të skemës së re, trajneri Lerda aplikoi modulin 3-5-2, por që nuk u “përtyp” dot nga ekipi, kështu që është kthyer skema me katër mbrojtës dhe për krahun e djathtë është adaptuar Esat Mala, i cili ka treguar se është shumë efektiv kur luan përpara në krahë.

20-vjeçari i kuq ka të njëjtin fat si kolumbiani i Juventusit, Huan Kuadrado, ku në emergjencë bardhezinjtë e kanë adaptuar si mbrojtës të djathtë. Ashtu si kolumbiani i Juves, edhe Mala po tregon se di të përshtatet në rolin e ri, që me shumë mundësi do ta kryejë gjatë.

Madje, trajneri Franko Lerda, pas barazimit me Teutën, për mediat e pohoi këtë gjë. “Nëse do të luajmë me katër mbrojtës, Mala do të jetë mbrojtës i djathtë”, u shpreh trajneri italian, duke i vënë “vulën” rolit të ri të 20-vjeçarit.



www.minuta90.com