Rivalitet i ashpër për kreun dhe mbijetesën, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë pas përfundimit të javës së 15-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2023 | 18:40

Rivalitet i ashpër për kreun dhe mbijetesën, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë pas përfundimit të javës së 15-të

Kryendeshja Dinamo-Skënderbeu që përfundoi në barazim 1-1 mbylli siparin e javës së 15-të të Kategorisë së Parë, ditën e sotme. Kur janë luajtur 2 ndeshje nga faze e dytë e këtij sezoni, renditja kryesohet nga dinamovitët e Nevil Dedes, me 31 pikë në 15 takime, 4 më shumë se ndjekësit më të afërt të Skënderbeut.

DINAMO SKENDERBEU

Në garë për siguruar një “biletë” për në Superiore janë edhe Flamurtari, Korabi, por edhe Besa e Kavajës, të 3 këto skuadra plotësojnë TOP 5-shen.

Rivalitet i ashpër edhe në fundin e renditjes, teksa 4 skuadra do të zbresin direkt një kategori më poshtë, ndërkohë që dy do të luajnë në “Play Out”.

REZULTATET

Momentalisht në 4 vendet e fundit janë pozicionuar Besëlidhja, Turbina, Oriku dhe Lushnja, ndërkohë që Apolonia dhe Burreli, renditen në dy vendet e “play-out”-it. Ky sezon duket se do të jetë i rivalizuar deri në javën e fundit, si për sa i përket ngjitjes, por edhe për mbijetesën.

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"