Ritakim me historinë/ Kukësi e ka sfidë “jete”, ja si pritet të rreshtojë Devolli sot ekipin ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 10:10

Ritakim me historinë/ Kukësi e ka sfidë “jete”, ja si pritet të rreshtojë Devolli sot ekipin ndaj Tiranës

P as pesë vitesh, Kukësi ka sërish mundësinë të sig urojë një tjetër finale të Kupës së Shqipërisë. Aktin e parë përballë Tiranës në gjysmëfinale e ka fituar me rezultatin 2-0, duke bërë një hap të sigurt drejt finales.

Kukesi-Tirana

Me atë që treguan në 90-të minutat e para në “Kukës Arena”, ekipi i Bledar Devollit ka mundësinë që të bëjë historinë dhe për një moment të harrohet sezoni i dobët, ku ekipi praktikisht ka rënë nga kategoria. Jo vetëm kaq, por një kalim në finale do t’i japë mundësinë të mbajë gjallë shpresat për Europë dhe nëpërmjet saj të arkëtojë disa të ardhura, të cilat sot më shumë se kurrë Kukësi ka nevojë.

SFIDAT ME TIRANËN – Duket si ironi e fatit, por Kukësi ndodhet pak a shumë në pozitat që ishin kryeqytetasit vitin që ranë nga Superiorja dhe fituan Kupën. Jo vetëm kaq, por atë vit bardheblutë u përballën në çerekfinale me verilindorët dhe ia dolën që në fund të shkonin deri në finale dhe ta fitonin atë. Sot, gjërat janë përmbysur, me Kukësin të rënë që ka një shans të artë të shkojë në finale nëse kalojnë bardheblutë. Një revansh që blutë duan ta kryejnë samë parë. Përveç këtij rasti, këto skuadra janë përballur edhe dy herë të tjera së bashku në Kupë, ku e para bëhet fjalë për finalen e 2019-ës. Aty ishin kuksianët që triumfuan me rezultatin 2-1 dhe për herë të dytë u shpallën fitues të këtij trofeu. Më herët, janë përballur edhe në çerekfinale në vitin 2018-të dhe ishin kuksianët që kaluan më tej. Bilancin e kanë dy triumfe Kukësi dhe vetëm një Tirana, duke treguar se pavarësisht gjendjes në të cilën janë ndodhur, nuk ka pasur asnjëherë favoritë mes tyre.

GJYSMËFINALET – Në total, verilindorët kanë luajtur shtatë herë në gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë, përfshi edhe të këtij sezoni. Nga këto, katër herë ia kanë dalë të shkojnë deri në finale dhe dy herë janë mundur, duke pasur deri – diku një bilanc pozitiv. Të vetmet skuadra që e kanë eliminuar nga kjo fazë e kompeticionit kanë qenë Laçi dhe më pas Teuta. Me pak fjalë, nëse Kukësi shkon në gjysmëfinale është për t’u pasur frikë, sepse shanset për të kaluar më tej nuk i mungojnë. Sot, kanë mundësinë që për herë të pestë të shkojnë deri në finalen e madhe dhe aty të rishkruajnë historinë që e bëri Tirana para disa vitesh.

STËRVITJA E FUNDIT – Kukësi ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes me Tiranën, që luhet sot në orën 18:00. Për verilindorët, kjo ndeshje është e një rëndësie shumë të veçantë, pasi është mundësia e vetme që kanë për të mbyllur sezonin me një trofe e për të bërë më pak të hidhur rënien nga kategoria. Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, ka përveshur mëngët dhe ka veshur jelekun për t’u futur vetë në fushë, pikërisht në rolin që ka pasur si lojtar, mesfushor qendre. Kjo, për të karikuar edhe më shumë lojtarët në prag të sfidës me bardheblutë.

RRESHTIMI – Ekipi i Kukësit do të jetë i privuar nga dy lojtarë përpara kësajndeshjeje dhe sipas të gjitha gjasave Bledar Devolli nuk do tëmund të mbështetet dot. I pari, është sulmuesi Mario Beshiraj, ipezulluar nga klubi dhe i dyti mesfushori Kleandro Lleshi, qëvuan nga një dëmtim. Pjesa tjetër e skuadrës duket e gatshmedhe sipas të gjitha gjasave nuk priten shumë lëvizje në formacion. Para portierit Tafas pritet të rreshtohen, Reçi, Lala, Zhongi dhe Duka. Lamçe me Mingos para mbrojtjes, ndërsa në ndihmë të sulmuesit të vetëm, Solodovnikov, priten Salami meHasajn. Ka dilema sa i përket Lleshit, i cili pritet deri në minutat e fundit. Nëse nuk ia del, mund të spostohet në mesfushëLamçe si sulmues i krahut të majtë të jetë Laval Adetola.

kuk

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"