Risi në Seria A, ja ku do të transmetohen ndeshjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 12:07

Risi në Seria A, ja ku do të transmetohen ndeshjet

Asambleja e Federtës Italiane të Futbollit ka vendosur në mbledhjen e djeshme në mënyrë unanime një pikë që ka të bëjë me të drejtat televizove jo-ekskluzive. Kjo përfshin ndeshjet direkte, të drejtat radiofonike, dhe përmbledhjet e ndeshjeve. Risia ka të bëjë me transmetimin e tyre në kinema dhe teatro.

00c4529c-598b-4096-a2a7-4b2c939c9872 (1)

Duke filluar nga ky sezon Seria a do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në këto tembuj të artit, mjafton që të jenë 80 kilometra larg stadiumit. Ky eksperiment është provuar edhe më parë ne Angli gjatë Botërorit të Afrikës dhe Brazilit. Edhe në Itali ka ndodhur e njëjta gjë gjatë këtyre Botëroreve dhe ka qenë një vendim që ka shkaktuar polemika. Kjo sepse ekziston frika që teatrot dhe kinematë të kthehen në arena dhune mes tifozerive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"