Riorganizohet akademia, Dalipi merr drejtimin e ekipit U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 17:11

Riorganizohet akademia, Dalipi merr drejtimin e ekipit U-19

Pas ekipit të parë, ka qenë radha e organizimit të akademisë “Partizani”. Nën drejtimin e drejtorit të akademisë Genc Tomori, me ndryshimet e bërë në drejtimin e ekipeve profesioniste, pritet që të ketë ndikim edhe në furnizimin e ekipit të parë. Në mbledhjen e fundit të zhvilluar nga akademia është vendosur që të ndryshojnë stafet drejtuese të ekipit të të rinjve dhe paratërinjve.

dalipi

Në sezonet e fundit ekipi U-17 nuk ka pasur rezultatet e të rinjve, ndaj drejtori Tomori dhe drejtuesit e lartë të klubit kanë vendosur që vijnë me risi në këtë skuadër. Partizani U-17 do të drejtohet nga dy ishlojtarë dhe trajnerë të kuq, Ylli Shehu, që ka pasur rezultate të kënaqshme me të rinjtë në sezonet e fundit, si dhe Marko Plenixhi, i cili ka kontribuar te të gjitha skuadrat që ka pasur klubi në dekadën e fundit.

Ndërsa drejtimi i Partizanit U-19 i është besuar Klevis Dalipit, i cili në sezonin e fundit e mbylli si trajneri i ekipit të parë, që pas shumë peripecive dhe dënimit të Skënderbeut, arriti të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Këto ndryshime në stafet akademike pritet që të kenë ndikim të shpejtë dhe frytdhënës edhe për ekipin e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"