Rinovimi i munguar i Mesit me Barcelonën, zbulohen kërkesat e “Pleshtit” që refuzoi klubi. Nga udhëtimi për Krishtlindje te klauzola 10 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2022 | 19:37

Rinovimi i munguar i Mesit me Barcelonën, zbulohen kërkesat e “Pleshtit” që refuzoi klubi. Nga udhëtimi për Krishtlindje te klauzola 10 mijë euro

Lionel Mesi vendosi t’i jepte lamtumirën Barcelonës në vitin 2021 pas përfundimit të kontratës së tij me klubin katalanas. Palët e kishin të pamundur të rinovonin si pasojë e situatës financiare te Barcelona e kështu, “Pleshti” u largua për të firmosur me PSG-në.

mesi

Por sipas dokumenteve të zbuluara nga “El Mundo”, në vitin 2020 kishte një tentativë të dështuar për rinovimin mes palëve, e cila nuk gjeti finalizim për faktin se klubi cilësoi si të tepruara asokohe kërkesat e Mesit. E përditshmja spanjolle ka treguar 11 kushtet që kishte vendosur Mesi për të hedhur firmën në kontratën që nuk u bë kurrë realitet si më poshtë:

– Kontratë deri në vitin 2023 me të drejtën e njëanshme të Mesit për ta zgjatur edhe një vit.

– Pagë fikse: reduktohet 20% e pagës fikse të 2020/21, duke rikuperuar 10% të rrogës në 2021/2022 dhe një tjetër 10% në 2022/2023 me interes vjetor 3%.

– Pagesa e bonusit të besnikërisë në pritje të pagesave me interes.

– Kabinë VIP në “Kamp Nou” për familjet e Mesi dhe Luis Suarez.

– Udhëtim privat për Krishtlindje për të gjithë familjen në Argjentinë.

– Në rast të prishjes së kontratës, pagesë e shumave të prapambetura të sezonit 2020/2021 plus interesave.

– Bonus për firmën në kontratë prej 10 milionë eurosh (për t’u paguar brenda 30/06/2023).

– Rritje e shpërblimeve në rast të rritjes së detyrimeve fiskale.

– Eliminimi i klauzolës së prishjes së kontratës, që do të fiksohet në shifrën simbolike 10 mijë euro (më përpara ishte 700 milionë euro).

Përveç këtyre kushteve, ai kishte bërë kërkesë që të zgjidheshin dy çështje të tjera në klub:

– Rinovimi i Pepe Kosta (shoqëruesi i Mesit) në mënyrë që kontrata e tij të zgjaste po aq sa e Mesit.

– Një firmë mbi përkushtimin e klubit që t’i paguhen Rodrigo Mesit të gjitha detyrimet që ka ndaj tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"