Rinovim ose shitje, sulmuesi gjerman takohet me Bajernin për të vendosur përfundimisht të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2022 | 13:06

Rinovim ose shitje, sulmuesi gjerman takohet me Bajernin për të vendosur përfundimisht të ardhmen

Serzh Gnabri do të rinisë bisedimet me drejtuesit e Bajernit për të vendosur përfundimisht të ardhmen e tij. Sulmuesi 26-vjeçar, të cilit i kanë ngelur edhe 12 muaj kontratë me kampionët e Gjermanisë, është objekt dëshirash i shumë klubeve europiane: Mançester Junajtid, Siti, Arsenal, por edhe Reali i Madridit.

gnabri

Bisedimet për rinovimin e kontratës me ish-talentin e “Topçinjve” janë ndërprerë prej kohësh, ndërsa ai refuzoi një ofertë të Bajernit prej 19 milionë eurosh në vit. Klubi nuk mund të rrezikojë për ta humbur me parametër zero dhe shumë shpejt do të takohet me menaxherin e lojtarit, zbulon “Bild”.

Në rast se ai ka plan për të mos pranuar rinovimin, atëherë do të shitej që këtë verë për të mos e humbur me parametër zero vitin e ardhshëm. Bajerni do të kërkojë minimalisht 40 milionë euro për autorin e 17 golave (10 asiste) sezonin e shkuar, por Salihamixhiç do të bëjë edhe përpjekjet e fundit për ta bindur që të firmosë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"