Rikthehet pas tri vitesh në Kavajë, “bomberi” Hoxha: Kjo, Besa më e fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 11:17

Rikthehet pas tri vitesh në Kavajë, “bomberi” Hoxha: Kjo, Besa më e fortë

Besa është gati për të startuar sezonin 2021-2022. Në Luz do të presin Turbinën dhe objektivi është vetëm një: fitorja. Këtë e thotë edhe i rikthyeri pas tri vitesh, Edmond Hoxha. Prej tij dhe Cankës priten golat në edicionin e ri dhe këtë kavajasit e kanë të qartë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai shprehet:

edmond hoxha

“Jam shumë i lumtur që pas 3 vitesh kthehem te Besa, edhe pse në formë huazimi. Për këtë falënderoj dy presidentët, Bizhdilin dhe Nokën. Gjeta një grup mjaft cilësor, madje më të mirin e viteve të fundit. Shumica kanë përvojë, madje edhe në elitë. Nga prapavija, mesfusha e sulmi ka cilësi të shtuar, por konkurrencë.

Jam i vetëdijshëm se në krah të një sulmuesi si Canka, pavarësisht golave që kam shënuar, kam çfarë të mësoj ende në lidhje me pragmatizmin. E di që gjithë puna e grupit do varet nga këmbët tona e për këtë kemi punuar e po punojmë që të merremi vesh ‘me sy mbyllur’ me Cankën.

Nuk premtoj se do të shënoj aq apo kaq gola, por garantoj se do të jap maksimumin në çdo takim. Do të ishte naivitet të nënvlerësojmë Turbinën, meqë fituam në Cërrik dy javë më parë. Miqësoret ndryshojnë nga gara. Ne do të hyjmë në fushë me besim e bindje se vetëm duke dhënë secili nga ne maksimumin, atëherë afrojmë fitoren”.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"