“Rezultatet negative ishin si fundi i botës te Reali”, Bejl: MLS është mirë për Mesin, nuk ka rënie nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2023 | 11:28

“Rezultatet negative ishin si fundi i botës te Reali”, Bejl: MLS është mirë për Mesin, nuk ka rënie nga kategoria

Gareth Bejl vendosi të tërhiqej nga futbolli i luajtur megjithatë gjurmët që ka lënë me Real Madridin dhe Totenhem, do ta bëjë që të mbetet gjatë në memorien e tifozave. Ish-futbollisti uellsian është rikthyer të flasë për aventurën e tij te Reali si edhe për kalimin e Mesit në MLS.

bejl

“Kur hynë në dhomat e zhveshjes, ndihesh fitues. Sigurisht që kur rrethohesh nga lojtarë të mëdhenj, ndikojnë te ti por nuk mund të shpjegohet. Fitorja është mentaliteti i Real Madridit.

Në Madrid, nëse humbet është sikur bota të kishte mbaruar. Ata të kryqëzojnë, ti shkon në shtëpi në depresion. Në finalen e Ligës së Kampionëve në 2018, fola me lojtarët e Liverpul para ndeshjes, ishte e vështirë. Ata ishin shumë nervozë ndërsa ne thjesht prisnim të fitonim.

Mesi në MLS? Ka gjëra të tilla si udhëtimet e gjata dhe lagështia në vend që mund të jenë të bezdisshme, por ai do të vlerësojë stadiumet. Për MLS është fantastike dhe gjithashtu për SHBA. Me Kupën e Botës që po afrohet, mendoj se futbolli do të rritet shumë më tepër. Është një ambient i qetë, nuk ka rënie nga kategoria dhe nëse humbet, kalon në ndeshjen tjetër. Humbja pranohet shumë më mirë dhe mendoj se do të jetë mirë për Mesin”, u shpreh Bejl.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"