Rezultate surprizë në raundin e tretë, ja të gjitha duelet e fazës “Play-Off” të Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2021 | 23:44

Rezultate surprizë në raundin e tretë, ja të gjitha duelet e fazës “Play-Off” të Ligës së Europës

U zhvilluan mbrëmjen e 12 gushtit, 6 sfidat e kthimit të vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës, nga ku u përcaktuan 6 skuadrat që siguruan të drejtën e kualifikimin për në fazën “Play Off”-in,  teksa nuk munguan surprizat, ku spikasin kualifikimet e Alashkert, HJK si dhe Murës.

2561767

Tashmë, me përfundimin e përballjeve të fazës së tretë, janë përcaktuar edhe 10 duelet e “Play-Off”-it, ku plot 20 skuadra do të përballen me njëra-tjetrën, për të siguruar 10 bileta për në grupet e Ligës së Europës.

Në këtë fazë nuk mungojnë duelet interesante, ku vlen të veçohet ai mes Sëlltikut dhe Alkmarit, apo edhe Slavia Pragë-Legia Varshavë si dhe Crvena Zvezda-Kluzh.

Përballjet e para do të luhen më 19 gusht, ndërsa ato të kthimit, më 26 gusht, përjashtim bën ndeshja e parë mes Crvena Zvezdës dhe Kluzh, që do të luhet më 17 gusht.

REZULTATET E SOTME:

Alashkert-Kairat Almati 3-2 (0-0)

HJK-Neftcci Baku 3-0 (2-2)|

Anorthosis-Rapid Vjenë 2-1 (0-3)

Zalgiris-Mura 0-1 (0-0)

St. Xhonston-Gallatasaraj 2-4 (1-1)

Sëlltik-Zhanblonec 3-0 (4-2)

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

PËRBALLJET E “PLAY-OFF”-it: 

Randers-Gallatasaraj

Rapid Vjenë-Zorja Luhansk

Sëlltik-AZ Alkmar

Fenerbahçe-HJK

Mura-Shturm Graz

Omonia-Antuerp

Olimpiakos-Slovan Bratislava

Rejnxhërs-Alashkert

Slavia Pragë-Legia Varshavë

Crvena Zvezda-Kluzh

Perballjet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"