Revolta e tifozëve të Bajernit, mbushin fushën me euro prej çmimit të kripur të biletës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2017 | 18:03

Revolta e tifozëve të Bajernit, mbushin fushën me euro prej çmimit të kripur të biletës

Tifozët e Bajernit të Mynihut, protestuan edhe në transfertën e djeshme në Belgjikë, ndaj Anderlehtit, për çmimet e kripura të biletave në stadiumet nëpër Europë. Gjermanët nuk ishin të shumtë në mbështetje të ekipit, revoltë kjo e ardhur si pasojë e çmimit prej 100 eurosh për biletë, të vendosur nga klubi belg.

Rovalta e tifozeve te Bajernit

 

Edhe tifozët që ishin në stadium, gjetën një mënyrë të veçantë për të protestuar. Ata shpalosën një banderolë ku shkruhej: “A e kënaqët tani lakminë tuaj? 100 euro?”

bajern tifozet

Bavarezët gjithashtu, hodhën kartëmonedha fallco në fushë, në prerjen e 500 eurove. Tifozët janë irrituar së tepërmi nga ky fakt, pasi, për të njëjtën sfidë, u janë dashur të paguajnë në “Allianz Arena” shumën prej 47 eurosh. Në sfidën ndaj PSGsë, tifozët bavarezë ngritën posterat, ku shkruhej: “Nuk jemi Nejmari që të paguajmë kaq shumë për një biletë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"