Resuli justifikohet pas humbjes ndaj Vorës: Futbolli është lojë gabimesh, ja pse e zëvendësova portierin Teqja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 14:59

Resuli justifikohet pas humbjes ndaj Vorës: Futbolli është lojë gabimesh, ja pse e zëvendësova portierin Teqja

Flamurtari u mposht në transfertën me Vorën dhe pas humbjes foli trajneri i vlonjatëve, Dritan Resuli.

bandicam 2023-12-11 14-52-50-786

“Në kohën që kishim në dispozicion për ndeshjen, e dinim si interpretonte Vora. Vërtetë shënuam shpejt por gabuam, kartela e kuqe i prishi ekuilibrat. Nuk ka lidhje zëvendësimi i Teqjas me pësimin e golin të parit, por duam ti mbajmë sa më në formë futbollistët tonë dhe prandaj e zëvendësova. Golin e shënuam shumë shpejt dhe përsëri ishim shumë lart, krijuam 4-5 raste, futbolli është lojë gabimesh dhe kush gabon e pëson. Jam i kënaqur nga loja e interpretimit, Flamurtari nuk është ekip që mban presion. Vora nuk krijonte shumë manovra lart, golat nga standartet janë mungesë përqëndrimi”, deklaroi Resuli për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"