RENDITJA| JAVA 5/ Partizani merr komandën, Apolonia “abonohet” me vendin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 23:49

RENDITJA| JAVA 5/ Partizani merr komandën, Apolonia “abonohet” me vendin e fundit

Java e 5-të e Kategorisë Superiore, prodhoi një lumë golash dhe shumë surpriza. Plot 19 realizime në 5 sfidat e zhvilluar ditën e sotme, ku spiksin triumfet me goleadë të Laçi dhe Partizanit.

Partizani festa

“Demat e Kuq”, me fitoren 4-0 të arritur ndaj Skënderbeut kanë “rrëmbyer” kryesimin e kampionatit me pikë të barabarta me Vllazninë, por me golavarazh më të mirë se shkodranët. 10 pikë në 5 ndeshje për të dyja skuadrat, ndërkohë që aty pranë ndodhet edhe Kastrioti me 1 pikë më pak se 2 ekipet që 2 vendeve të para.

Për sa i përket fundit të tabelës, ajo mbyllet nga Apolonia, me vetëm 2 pikë si dhe një golavarazh -10 për fierakët. Në pozita jo komode ndodhen dhe Bylis, Skënderbeu dhe Tirana, ndërkohë që Kukësi ka fituar terren duke u ngjitur në vendin e 5-të.

Renditja

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"