RENDITJA| JAVA 4/ Kryeson Vllaznia, Kastrioti i bën “presion”. Në podium ngjitet edhe… Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:46

RENDITJA| JAVA 4/ Kryeson Vllaznia, Kastrioti i bën “presion”. Në podium ngjitet edhe… Partizani

U luajtën sot 5 sfidat e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore, ku nuk munguan surprizat. Spikasin fitoret në transferta të Kastriotit dhe Partizanit si triumfi i parë i Kukësit në këtë sezon. Ndërkohë 2 sfidat e tjera, ajo mes Tiranës dhe Bylisit si dhe Teuta-Vllaznia, u mbyllën në barazim pa gola.

Kategoria Superiore 2020

Për sa i përket renditjes, Kryesuesja mbetet e pandryshuar nga java e shkuar. Vllaznia udhëheq e pamposhtur me 10 pikë në 4 ndeshje. Në ndjekje të shkodranëve janë venë krutanët e Ramadan Ndreut, ndërkohë që në podium qëndron edhe Partizani i Dajës. Për sa i përket fundit të renditjes, tabela mbyllet nga Apolonia me 2 pikë.

Renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"