Renditja e UEFA-s, Skënderbeu 125 vende sipër Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2017 | 23:44

Renditja e UEFA-s, Skënderbeu 125 vende sipër Partizanit

UEFA ka publikuar ditën e sotme renditjen aktuale të klubeve. Ajo që bie në sy është progresi i skuadrës të Skënderbeut, që nga renditja e kaluar ka fituar 10 vende në tabelë.

Skenderbeu

Në pasqyrimin e fundit të bërë nga UEFA, korçarët mbanin vëndin e 198 ndërsa tani janë pozicionuar në të 188, kjo falë rezultateve pozitive të marrë në Ligën e Europës.

Kukesi

Të dytët në radhë nga klubet shqiptare renditet kampionët aktualë të Kukësit. Verilindorët mbajnë vendin e 230. Diferenca mes tyre dhe Skënderbeut është plot 42 vende.

Partizani

Në pozita aspak komode në këtë gjendet skuadra e Partizanit, e cila ndodhet në vendin e 313 me një diferencë 125 vende nga “Ujqërit e Dëborës”. Në rast se Skënderbeu vazhdon të korrë të tjera rezultate pozitive në Europë, kjo diferencë mes këtyre 2 klubeve pritet të thellohet më tepër.

skenderbeu feston

Për sa i përket kreut, ai nuk ka ndryshuar. Reali mban vendin e pare teksa ndiqet nga Atletiko Madrid dhe Barcelona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"