Renditja e Superiores / Tirana dhe Kukësi marshojnë, ndizet lufta për podiumin. Ja si ndryshon klasifikimi pas javës së 11

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 20:03

Renditja e Superiores / Tirana dhe Kukësi marshojnë, ndizet lufta për podiumin. Ja si ndryshon klasifikimi pas javës së 11

Ndeshjet e kësaj jave në Superiore kanë konfirmuar se Tirana dhe Kukësi mbeten të shkëputur në kreun e renditjes dhe për momentin mbajnë statusin e pretendentëve kryesorë për titullin kampion.

Kategoria Superiore Topi

Kukësi fitoi me një rezultat mbresëlënës 6-1 ndaj Kastriotit dhe mbetet një pikë larg bardhebluve të cilët fituan 2-0 në transfertën e vështirë ndaj Egnatias duke i dhënë fund serisë së ndeshjeve pa fitore. Dy skuadrat janë të shkëputura nga rivalët e tjera, ndërsa pas krahëve të tyre ka luftë për vendin e tretë që çon në Europë.

Ajo  u bë edhe më interesante me fitoren e Partizanit ndaj Skënderbeut me shifrat 2-1, pasi tani janë një grup prej 5 skuadrash që ndahen në 4 pikë, nga vendi e tretë, deri në vendin e shtatë.

JAVA 11

Të premten
Laçi-Dinamo 5-0
Teuta-Vllaznia 1-1

Të shtunën
Egnatia—Tirana 0-2
Kastrioti-Kukësi 1-6
Partizani-Skënderbeu 2-1

asadasd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"