Renditja e Kategorisë së Parë/ Garë treshe për kreun, Skënderbeu dhe Flamurtari i bëjnë presion Dinamos. Shikoni si ndryshon tabela

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2023 | 21:37

Renditja e Kategorisë së Parë/ Garë treshe për kreun, Skënderbeu dhe Flamurtari i bëjnë presion Dinamos. Shikoni si ndryshon tabela

Kategoria e Parë, ka hyrë në një fazë tepër interesante, teksa me kalimin e javës, rivaliteti sa vjen edhe shtohet.

kategoria-e-pare-1

Hapi fals i Dinamos, në këtë javë të 16-të, ndaj Burrelit, ka bërë që diferenca nga ndjekësit e Skënderbeut dhe Flamurtarit të ngushtohet respektivisht në 1 dhe 2 pikë, teksa le gjithçka të hapur për sa i përket dy vendeve të para. Në garë gjithashtu janë edhe Korabi me Besën, edhe pse diferenca është paksa më e konsiderueshme.

Luftë e fortë dhe për mbijetesën. Katër skuadra bien direkt nga kategoria dhe dy të tjerat shkojnë në “Play Out”. Pas javës së 16-të, tabela përmbyllet nga Turbina dhe Besëlidhja që kanë nga 14 pikë, ndërkohë që në zonën e ftohtë ndodhen edhe Oriku dhe Lushnja. Gjithsesi ka ende dhe 10 javë deri nga fundi i kampionati, kur do të mësohen dhe verdiktet përfundimtare.

rendtija55

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"