Rekord pas rekordi, Ronaldo kalon dhe Zlatan Ibrahimoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 18:41

Rekord pas rekordi, Ronaldo kalon dhe Zlatan Ibrahimoviç

Kristiano Ronaldo vazhdon të luajë në nivele të larta duke thyer rekorde të njëpasnjëshme.

ronaldo

Në sfidën ndaj Uest Hemit, 36-vjeçari arriti një rekord duke u zgjedhur si lojtari më i shpejtë i ndeshjes me 32.51 km/h.

Por jo vetëm kaq, pasi Ronaldo ka arritur të thyejë një tjetër rekord duke kaluar Zlatan Ibrahimoviç.

Me golin e shënuar kundër Uest Hemit, Ronaldo arriti shifrën e 66 realizimeve në 66 stadiume të ndryshme që prej debutimit të tij me Mançester Junajtid në vitin 2003 duke kaluar Zlatan Ibrahimoviç që mbante rekordin me 64 realizime në 64 stadiume të ndryshme.

Edhe pse 36 vjeç, portugezi nuk di të ndalet duke marrë vëmendjen e të gjithë futbollit botëror.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"