Rekord humbje jetësh dhe tjetër rritje të infektuarëve/ Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat e 24 orëve të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 17:13

Rekord humbje jetësh dhe tjetër rritje të infektuarëve/ Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat e 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve që lamë pas, 18 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e koronavirusit. Ndërkohë, edhe numri i të infektuarve është rritur sërish krahasuar me ditët e fundit, duke tejkaluar shifrën e 1 mijë personave. I lartë vazhdon të mbetet edhe numri i personave të shtruar në spital. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 585 persona janë të shtruar në spitalet covid, nga të cilët 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

koronavirusi-infektivi-urgjenca17-1

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 

Ju njohim me situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3901 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1075 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

361 raste në Tiranë, 84 në Fier, 71 në Durrës, nga 46 raste në Vlorë, Librazhd, 42 në Kukës, 36 në Krujë, 35 në Kuçovë, 29 në Elbasan, 28 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Shkodër, nga 18 raste në Mallakastër, Pogradec, 17 në Malësi e Madhe, nga 16 raste në Lezhë, Kamëz, 14 në Kurbin, 11 në Kavajë, nga 10 raste në Berat, Peqin, nga 9 raste në Pukë, Përmet, Gramsh, nga 8 raste në Mirditë, Dibër, Kolonjë, 7 në Has, 6 në Lushnje, 5 në Vorë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mat, Vau i Dejës, Prrenjas, Cerrik, nga 2 raste në Tropojë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Bulqizë, Skrapar, nga 1 rast në Rrogozhinë, Finiq, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 890 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 59,684 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 18 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mallakastra, të moshave 39-84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në dy qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe Shkodër si dhe në Shtëpitë e të Moshuarve. Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCOVID për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2313 vaksina antivCOVID.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (17 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore                      1075

Të shëruar në 24 orë                   890

Të shtruar në spitale                 585

Humbje jete në 24 orë                18

Testime ditore                           3901

Testime totale                       424,719

Raste pozitive                            95,726

Raste të shëruara                     59,684

Raste Aktive                           34,442

Humbje jete                           1,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                          20808

Fier                              2880

Vlorë                         1774

Durrës                      1742

Shkodër                   1466

Elbasan                  1145

Lezhë                       1 058

Korçë                       994

Berat                      984

Gjirokastër          833

Kukës                    427

Dibër                    331

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"