Rekord historik/ 17 fitore radhazi në Champions, statistika e frikshme e Robert Levandovskit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 23:21

Rekord historik/ 17 fitore radhazi në Champions, statistika e frikshme e Robert Levandovskit

Askush si ai. Robert Levandovski është padyshim një nga sulmuesit më produktiv në Europë. Bomberi polak, realizoi dopietë në sfidën e sotme ndaj Barcelonës, ku bavarezët triumfuan me rezultatin e pastër 0-3.

Leva56

Ky ishte triumfi i 17 radhazi për Levën në Ligën e Kampionëve, teksa në 17 ndeshjet e fundit ka arritur të realizojë plot 22 gola, duke u shndërruar në një nga liderat e Bajernit, së bashku me Manuel Nojer. Polaku u shpall njeriu i ndeshës në “Camp Nou”, duke zhvilluar një paraqitje fantastike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"