Real Madrid kthehet në stadiumin e skandalit racist, policia spanjolle merr masa ekstreme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 18:46

Real Madrid kthehet në stadiumin e skandalit racist, policia spanjolle merr masa ekstreme

Komisioni Shtetëror në Spanjë kundër Dhunës dhe policia spanjoll e kanë shpallur të rrezikshmërisë së lartë takimin e kësaj fundjave në La Liga në “Mestalla” ku Valencia do të presë Realin e Madridit.

asdasdsadasdasd

Për rrjedhojë policia spanjolle ka masa të forta sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e takimit që pritet të jetë tepër i nxehtë për shkak të ndodhive në sezonin e kaluar.  Reali kthehet në Valencia pas 9 muajsh dhe askush nuk i ka harruar skenat e tensionit në “Mestalla” mes publikut vendas dhe sulmuesit të Realit, Vinicius Zhunior.

Braziliani u abuzua nga tifozët e Valencias me thirrje raciste, duke bërë që klubi të marrë masa të forta duke përjashtuar përjetë disa prej tyre. Historia nuk u mbyll me kaq, sepse pas reagimeve të Vinicius, klubi dhe tifozët e Valencias e quajtën gënjeshtar brazilianin, teksa ata mbajtën qëndrim kritik edhe ndaj trajnerit të Realit, Ançeloti që i quajti racistë tifozët valencianë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"