REAGIM/ U raportua se ishte infektuar me COVID-19, pas 51 minutash FSHF-ja publikon përgjigjen e testit të Ismajlit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2020 | 23:18

REAGIM/ U raportua se ishte infektuar me COVID-19, pas 51 minutash FSHF-ja publikon përgjigjen e testit të Ismajlit

Mbrojtësi i Shqipërisë Ardian Ismajli rezulton negativ në testin për COVID-19. Federata Shqiptare e Futbollit përditësoi njoftimin për gjendjen shëndetësore të 3 lojtarëve të kombëtares Hysen Memolla, Ylber Ramadanit dhe pas 51 minutash nxori dhe rezultatin e analizave për lojtarin Hajduk Splitit Ardian Ismajli.
Ismajli Kombetarja
23-vjeçari u raportua se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, por më pas FSHF-ja përgënjeshtroi lajmin duke thënë se Ismajli kishte ardhur i dëmtuar në grumbullimin me Shqipërinë. Më pas, institucioni i futbollit shqiptar publikoi analizat e lojtarëve Memolla dhe Ramadani në orën 11:55, por jo të Ismajlit duke lënë të dyshohej shumë për gjendjen e tij shëndetësore.

Së fundmi, FSHF-ja tregoi dhe rezultatet e analizave për COVID-19 për futbollistin e Hajduk Splitit, i cili rezulton i shëndetshëm.

Megjithatë, të tre lojtarët në fjalë nuk do të udhëtojnë me ekipin në Bjellorusi për shkak dëmtimi.

Njoftimi i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit përgënjeshtron lajmin e rremë të shpërndarë nga tre media se tre futbollistë të Kombëtares shqiptare kane rezultuar pozitiv në testin e COVID. Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjestar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkëngjitur edhe testet e futbollistëve të përmendur.
I bejme thirrje madias te distancohen nga keto lajme te paverteta dhe mga kjo praktike aspak profesionale. Më poshtë përgjigjet për Ramadanin dhe Memollën.

ramadani-1-768x575 ismajli-768x586 memolla-1-768x555

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"