Rapo nisi stërvitjen me Laçin, ja rreziku që u kanoset kurbinasve sipas rregullores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 9:43

Rapo nisi stërvitjen me Laçin, ja rreziku që u kanoset kurbinasve sipas rregullores

Kontaktimi i një lojtari dhe për më tepër afrimi i tij në stërvitje pa dijeninë e klubit që e ka nën kontratë, është i ndaluar.rrapo

Rreziku që i kanoset ekipit, i cili nis bisedimet, janë të mëdha, e megjithatë masa merren edhe për vetë futbollistin apo agjentin e tij. FIFA parashikon sanksione tejet të rënda për raste të tilla, si gjobë dhe heqje e tri pikëve për klubin që e kontakton; gjobë për lojtarin; gjobë dhe pezullim licence për agjentin e lojtarit; kufizim të merkatos për klubin.

Për një histori të ngjashme e ka pësuar Çelsi, që zhvilloi një takim sekret me Eshli Kol, në një kohë që ai ishte zyrtarisht pjesë e Arsenalit. Ishte viti 2005, kur mbrojtësi i majtë anglez u gjobit me 100 mijë paund, paçka se më vonë iu reduktua në 75 mijë paund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"