“Punësoi detektiv privat të ndiqte bashkëshortin”/ Telenovela Uanda Nara-Ikardi, mediat argjentinase: Ja mesazhi me aktoren që “fundosi” sulmuesin e PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 19:42

“Punësoi detektiv privat të ndiqte bashkëshortin”/ Telenovela Uanda Nara-Ikardi, mediat argjentinase: Ja mesazhi me aktoren që “fundosi” sulmuesin e PSG-së

“Telenovela” e ndarjes së Mauro Ikardit nga Uanda Nara vijon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat sportive në të gjithë botën.

wandanaraicardi

E përditshmja argjentinase “LAM” shkruan se modelja Uanda Nara kishte paguar një detektiv privat për të përgjuar sulmuesin e PSG-së, madje duke shkuar më tej dhe për t’i hakuar telefonin e për t’i zbuluar se me kë fliste.

wanda nara (4)

Nga hakerimi i telefonit të Ikardit, është zbuluar një bisedë mes sulmuesit dhe aktores Çina Suarez. Sipas medias argjentinase, aktorja i shkruante sulmuesit në “Telegram” për t’u takuar në një vend që nuk e njihte askush, në një diskotekë.

wanda nara (7)

Futbollisti argjentinas përdorte Telegram si një rrjet social më të sigurt se sa “Whatsapp”, por bisedat e tij nuk i kanë shpëtuar investiguesit privat që kishte punësuar Uanda Nara.

wandanara

wanda nara (2)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"