Pukjanët nuk ndalen, marrin edhe Kepin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2013 | 11:00

Pukjanët nuk ndalen, marrin edhe Kepin

KepiStafi drejtues i Tërbunit është duke treguar një kujdes të madh në të gjitha drejtimet me ekipin, duke pasur parasysh rëndësinë që ka ndeshja e sotme me Elbasanin. Trajneri Vladimir Gjoni shprehet shumë optimist për skuadrën. “Ekipi është stërvitur intensivisht prej shumë kohësh dhe unë them se është në gjendje të mirë si nga ana fizike, ashtu edhe taktike. Mendoj se nuk do ta dalim pa një rezultat pozitiv nga fusha e Elbasanit. Tërbuni duhet të luajë me gjithë shpirt, për të mos e zhgënjyer tifozerinë e shumtë pukjane që do të na mbështesë në transfertën e Elbasanit”, – shprehet trajneri i pukjanëve. Nga ana tjetër, drejtuesit e Tërbunit nuk rreshtin së afruari lojtarë edhe ditën e fundit të merkatos. Kështu, me pukjanët ka firmosur dje edhe Bruno Kepi. Ai ka qenë pjesë e Besëlidhjes një sezon më parë dhe ka pranuar që për kampionatin e ardhshëm të veshë fanellën e Tërbunit. Duket se kjo është edhe blerja e fundit e pukjanëve.
Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"