Publikohet momenti i panikut, shikoni videon kur lojtari i Romës humbet ndjenjat në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 20:56

Publikohet momenti i panikut, shikoni videon kur lojtari i Romës humbet ndjenjat në fushë

Momente frike u regjistruan gjatë ndeshjes Udineze-Roma, ku Evan Ndika u rrëzua në fushë në minutën e 69-të. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, ndjeu dhimbje në gjoks, teksa u shtri në fushë. Ai u ndihmua menjëherë nga shokët e skuadrës. Në fushë ka ndërhyrë edhe stafi mjekësor me defibrilator, ku lojtari është larguar me barelë duke tundur dorën. 

GLJLvSkWwAAnjEy

Më pas u vendos që ndeshja të ndërpritet kur rezultati ishte 1-1, rreth minutës së 80-të, për të mos vazhduar më për shkak të tronditjes së lojtarëve dhe të gjithë të pranishmëve në stadium nga ai moment. Ndërkohë në rrjet janë duke qarkulluar pamjet e momenti kur Ndika bie në tokë:  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"