Protagonist në barazimin e Arsenalit ndaj Sportingut, Granit Xhaka: Mbyllim gjithçka në Londër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2023 | 23:15

Protagonist në barazimin e Arsenalit ndaj Sportingut, Granit Xhaka: Mbyllim gjithçka në Londër

Skuadra e Arsenalit barazoi sot 2-2 në transfertë ndaj Sportingut në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për fazën e 1/16-ës së Ligës së Evropës.

xhaka

Çdo gjë ka mbetur e hapur sa i përket skuadrës që siguron biletën për në çerekfinale, ku dueli i kthimit do të zhvillohet në Londër, në stadiumin “Emirates” më 16 mars. Protagonist te goli i dytë i Arsenalit ishte dhe mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Gjuajtja e tij u devijua nga japonezi Hidemasa Morita që shkaktoi autogol. Xhaka në prononcimin e dhënë pas ndeshjes deklaroi:

“E dinim para ndeshjes që sfidë nuk do të ishte e lehtë. Sportingu ka një skuadër tejet të mirë, lojtarë të mirë, gjithashtu edhe taktika të mira. Barazuam 2-2 dhe do të mundohemi që të mbyllim gjithçka në ndeshjen në Londër”, tha Xhaka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"