Probleme në zemër për Kanselon, dalin përgjigjet e testeve të mbrojtësit të Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 11:52

Probleme në zemër për Kanselon, dalin përgjigjet e testeve të mbrojtësit të Barcelonës

Mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares portugeze, Zhoao Kanselo ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve në zemër të raportuara nga mediat spanjolle dhe ato luzitane.GHFGHFGH

Kjo ka qenë dhe arsyeja për se ai u la jashtë nga trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez për ndeshjen e fundjavës së kaluar në La Liga kundër Atletikos së Madridit. Siç bën me dije “A Bola” në Portugali por dhe të gjitha mediat kryesore në këtë vend dhe në Spanjë, fill pas pikasjes së shqetësimit, lojtari i Barcelonës i është nënshtruar ekzaminimeve të thella mjekësore, për të kuptuar nëse bëhet fjalë vërtet për një problem të mundshëm në zemër. Por gazeta sportive portugeze “A Bola” zbuloi se portugez i Barcelonës tashmë është konsideruar i përshtatshëm për të luajtur, dhe për këtë arsye mund t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në grumbullimin e kombëtares portugeze, siç ishte planifikuar.

Lojtari u detyrua të ndalonte për disa ditë, si masë paraprake, për të kontrolluar një problem të mundshëm trashëgimor. Kjo pasi u zbulua një anomali te vëllai i tij, Pedro, gjithashtu futbollist, pjesë e skuadrës së Maritimos B në Portugali. Sipas informacioneve të mbledhura nga gazeta portugeze, testet e kryera nga Kanselo nuk kanë konstatuar asnjë problem, që do të thotë se lojtari është në gjendje të konkurrojë normalisht. Mungesa e mbrojtësit të krahut në ndeshjen mes Barcelonës kundër Atletikos së Madridit, fundjavën e kaluar, ishte befasuese dhe në fund kolegu i tij Fermín López ia dedikoi fitoren portugezit, duke thënë se po kalonte një moment të vështirë. Siç kishte raportuar më parë “A Bola” Kanselo po përjetonte siklet në pjesën e poshtme të shpinës dhe po merrej me këtë çështje personale. Lojtari ishte natyrisht i shqetësuar, por testet e siguruan atë për mundësinë e vazhdimit normal të karrierës.

Mbrojtësi në pronësi të Mançester Sitit është pjesë e një grupi prej tetë lojtarësh që janë të autorizuar të prezantohen në grumbullimin e kombëtares portugeze pas ndeshjes kundër Suedisë, pasi janë të përfshirë në llogaritë e Roberto Martínez vetëm për ndeshjen kundër Sllovenisë. Trajneri i kombëtares i pyetur për situatën e Kanselos të mërkurën, siguroi se nuk ka vend për panik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"