Pritje të jashtëzakonshme në Premier Ligë, portieri i Kosovës shpallet lojtari i ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 19:24

Pritje të jashtëzakonshme në Premier Ligë, portieri i Kosovës shpallet lojtari i ndeshjes

Arijanet Muriç edhe pse gaboi javën që shkoi, trajneri i Bërnlejt, Vinsent Kompani, ia ka besuar portën edhe në ndeshjen ndaj Shifill Junajtid.

muric-780x439

Portieri i Kosovës ka shkëlqyer në fitoren 4-1 të skuadrës së tij në udhëtim, duke i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

SofaScore e ka zgjedhur Muriçin si më të mirin e ndeshje, duke e vlerësuar me 9.0. Muriç realizoi 10 pritje, prej tyre tetë goditje që erdhën brenda zonës.

Aro-Muric

Bërnlej lufton për mbijetesë, ku me 23 pikë mban në vendin e 19-të, tre më pak se vendi i 17-të që siguron qëndrimin në Premier Ligë,

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"