Pritet në grumbullimin e Kombëtares, sulmuesi në “luftë” me kohën për të debutuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 10:20

Pritet në grumbullimin e Kombëtares, sulmuesi në “luftë” me kohën për të debutuar

Sulmuesi Florian Kamberi, pritet të jetë risia në listën e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit, kundër Andorrës dhe Francës.  

florian kamberi

Siç mëson “Panorama Sport”, lojtari pritet të hënën në grumbullimin e Kombëtares dhe tashmë “lufta” e vetme është ajo me kohën për dokumentacionin e nevojshëm dhe debutimin me kuqezinjtë.

24-vjeçari i cili luan në Skoci, me skuadrën e Hibernian, ka vendosur dhe tashmë do të përfaqësojë kombëtaren kuqezi, ku nuk përjashtohet mundësia të debutojë në ndeshjen ndaj Andorrës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"