Prindër të dehur ndërpresin testin e kontrollit në Vlorë, ofendohet Ramela

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2015 | 13:26

Prindër të dehur ndërpresin testin e kontrollit në Vlorë, ofendohet Ramela

Flamurtari ne stervitje te Pylli i Sodes

Ndodh edhe kështu. Disa prindër të dehur kanë ndërprerë ndeshjen e djeshme të kontrollit mes Flamurtarit dhe skuadrës U-19 vlonjate, luajtur në fushën e Pyllit të Sodës.

Burime të sigurta të “Panorama Sport” tregojnë se testi i kërkuar nga stafi teknik i ekipit të parë me të rinjtë, ka hasur në një situatë aspak të këndshme dhe të pazakontë. Loja është ndërprerë në pjesën e dytë për shkak të një sherri verbal, që ka përfshirë edhe stafin teknik të Flamurtarit, me në krye trajnerin Ramela dhe disa prindër të lojtarëve U-19, të cilët kanë qenë në gjendje të dehur. Këta të fundit kanë kërkuar aktivizimin e fëmijëve të tyre me ekipin e parë dhe kanë kontestuar ashpër stafin e Flamurtarit. Mund të duket e pabesueshme, por me tone të larta nga jashtë rrethimit, ata kanë ofenduar Ramelën, duke e akuzuar madje se po favorizonte ekipin e tij gjatë ndeshjes së kontrollit. “Jepe pozicion jashtë, pse s’e jep”, dëgjoheshin britmat e prindërve të dehur, të cilët duket se nuk mund t’i ndalte askush.

Ngjarja

Për shkak se prindërit e duhur ishin bërë shqetësim i vazhdueshëm për Ramelën nga jashtë rrethimit, qoftë me ndërhyrjet e tyre dhe ofendimet e shumta, italiani vendosi t’i bjerë bilbilit për përfundimin e lojës që në mesin e pjesës së dytë. Në këtë moment, trajneri i portierëve, Luan Birçe, ka ndërhyre për të qetësuar situatën, dhe u kërkuar prindërve të lojtarëve të ekipit U-19 që të largoheshin.

Madje Birçe debatoi ashpër me ta dhe kur “gjakrat” mendohej se po qetë- soheshin, trajneri Ramela përsëri ka qenë i vendosur për përfundimin e ndeshjes së kontrollit gati gjysmë ore përpara kohe. “Çfarë bëhet kështu!? Nuk mund të luhet në këto kushte, ndeshja ndërpritet këtu. Ju lutem merrni masa”, është shprehur Ramela, teksa u kërkonte punëtorëve të fushës të ndalnin tërbimin e prindërve të dehur. Situata ka qenë sa skandaloze, po aq edhe komike, teksa janë përfshirë edhe lojtarët. Pasi ndeshja e kontrollit u prish, këta të fundit kanë vazhduar të stërviten pak minuta, në një kohë që Ramela është acaruar pa masë dhe më- sohet se ka telefonuar urgjentisht një nga drejtuesit e lartë të klubit. Duket se mungesa e personave të sigurisë në fushën e Pyllit të Sodës bëri që të arrihej deri në atë pikë sa të ndërpritej testi i kontrollit. Mësohet se fillimisht prindërit e dehur kanë hipur mbi murin rrethues të fushës, duke e dëmtuar atë me qëllim që të hynin brenda. Më të rënda kanë qenë ofendimet ndaj Ramelës, i cili ka mbetur i shokuar, bashkë me pjesëtarët e tjerë të stafit.

Përgatiti: ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"