Prezantohet sulmuesi libanez: Do të jem unë bomberi i Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2015 | 10:09

Prezantohet sulmuesi libanez: Do të jem unë bomberi i Vllaznisë

vllazniaVllaznia e ka nisur javën me prezan timin para mediave të sulmuesit Muhamed Kdouh, i cili është përforcimi i tetë i kuqebluve në merkaton e verës. Sulmuesi libanez u prezantua dje si afrim i radhës, ndonëse drejtuesit e klubit kanë pohuar se në vijim do të ketë të tjera afrime. Lojtari ka firmosur për Vllazninë që të premten e shkuar, por dje u prezantua dhe ai ndihet i lumtur për zgjedhjen që ka bërë. 22- vjeçari ka premtuar se do të jetë bomberi i ekipit dhe, falë paraqitjes me Vllazninë, synon rikthimin te Kombëtarja e Libisë. “Jam i kënaqur që do të jem pjesë e Vllaznisë, skuadër që ka një gërshetim midis brezave. Në Shqipëri luhet futboll i shpejtë. Shpresoj të përshtatem sa më shpejt për t’i shërbyer në maksimum Vllaznisë.

Jam i bindur se nuk kam për t’i zhgënjyer drejtuesit e saj dhe, po ashtu, edhe tifozët, të cilët kjo skuadër i ka të shumtë. Do të bëj më të mirën për të shënuar sa më shumë gola për këtë skuadër, duke qenë bomberi i saj. Po nis një përvojë të re në Ballkan. Më parë kam luajtur në vendet baltike, por gjërat nuk shkuan edhe aq mirë. Shpresoj që te Vllaznia të kem më shumë fat, sepse luan një futboll të shpejtë dhe që më përshtatet. Unë kam qenë deri para pak kohësh pjesë e Kombëtares së Libanit, por fakti që isha pa skuadër së fundi, bëri që trajneri të mos më thërriste. Ndaj, duke luajtur mirë me Vllazninë dhe shënuar gola, shpresoj të më vijë sërish ftesa nga kombëtarja”, u shpreh Kdouh. Kalamishi Administratori i klubit shkodran, Neritan Kalamishi, pasi ka prezantuar libanezin Kdouh si afrimin e 8-të te kuqeblutë, sërish ka premtuar se pranë ekipit do të ketë përforcime të tjera.

Sipas tij, shumë shpejt do të vijnë edhe tre lojtarë të tjerë, nga një për çdo repart. “I uroj shumë suksese lojtarit që ka firmosur me ekipin tonë. Mund të them se ky nuk do të jetë afrimi i fundit te Vllaznia. Ne po vijojmë punën për ta kompletuar ekipin para startit të sezonit. Presim edhe 3 lojtarë të tjerë, të cilët do ta përforcojnë ekipit tonë. Mund të them se po kërkojmë afrime në të tre repartet. Besoj se shumë shpejt një gjë e tillë do të bëhet realitet”, deklaroi Kalamishi.

Zmijani Trajneri Luan Zmijani vijon të jetë sërish gojëkyçur për sa i përket deklarimit të objektivave që do të ketë ekipi për sezonin e ri, pavarë- sisht se deri tani janë bërë tetë përforcime. “Muhamed më ka pëlqyer si lojtar, prandaj shpresoj të bëjë më të mirën për ekipin tonë. Mendoj se sulmi ka nevojë sërish për përforcime. E kam theksuar dhe e ritheksoj se, pasi të mbyllet merkato, do të deklaroj edhe objektivat e skuadrës. Ju kërkoni që unë të them se Vllaznia do të jetë për mbijetesë, por këtë nuk e deklaroj. Pasi të kemi krijuar të gjithë grupin, atëherë mund të them se cili është objektivi. Për sa i përket ndeshjes me Teutën, e kam parë kundërshtarin në takimin me Flamurtarin. Mund të them se është një skuadër që luan një futboll të fortë dhe është e motivuar”, ka deklaruar Luan Zmijani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"