Presidenti i La Liga çudit: Real Madrid ka para për të blerë Mbape dhe Haland

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 15:58

Presidenti i La Liga çudit: Real Madrid ka para për të blerë Mbape dhe Haland

Havier Tebas, presidenti i La Liga, ka lëshuar një tjetër sulm sot kundër PSG-së, për mënyrën se si drejtohet klubi i cili i “vodhi” Lionel Mesin kampionatit të tij gjatë merkatos së verës. Ai ka sulmuar ashpër të gjithë klubet të cilat po fshehin humbjet kolosale, por ndërkohë ka çuditur të gjithë duke deklaruar se Real Madrid, i cili sipas Florentino Perez po vuan ekonomikisht, ka para sa për të blerë Mbape e Haland së bashku.

haland mbape

“Disa duan më shumë para për të patur më shumë Porshe, Ferrari dhe shtëpi më të mira në vend që t’i shpërndajnë me më shumë etikë te të gjithë aktorët e futbollit.

Duhet kujdes, ka inflacion të mirë dhe inflacion të keq. Real Madrid me kontrollin ekonomik, nuk merr subvencione dhe as financime nga tifozët, janë para që gjeneron vetë. Kjo është e logjikshme. Kundër shumë ekipeve të kampionatit anglez nuk mund të them gjë për shifrat. Vetëm mund të them, që duhet punuar më shumë për të konkurruar kundër Premier Ligës. Por kanë ardhur klubet shtet me para të hedhura  që kanë krijuar një inflacion të rremë. PSG ka 500 milionë euro rroga dhe ka humbur 400 milionë euro nga COVID, ndërsa në televizione në Francë kanë humbur 50% të vlerës. Ajo që po bëjnë është e pamundur në aspektin ekonomik.

Reali? Kanë shitur lojtarë për 200 milionë euro. Kanë në arka para për të blerë Mbape dhe Haland së bashku. Nuk ka humbur para. Përkundrazi, ka shitje aktive. Ajo që nuk kuptoj është që dikush të humbasë 400 milionë euro, të ketë 500 milionë euro në rroga dhe përtej të tjerave të refuzojë oferta si ajo e Mbape. Po gabohet me normat e kontrollit në Francë. E kanë hapur për të dëmtuar tregun europian”, tha Tebas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"