Premio e dështuar dhe tension, Mëziu lojtarit: Legen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2017 | 9:05

Premio e dështuar dhe tension, Mëziu lojtarit: Legen

Nuk ka qetësi te Korabi. Edhe pse të rënë matematikisht nga kategoria, dëshira për të marrë pikë në javët e fundit nuk mungon. Kjo u pa edhe dje, ndërsa dibranët u futën në fushë me idenë për t’u mbrojtur. Por nuk ia dolën dot, pasi pjesa e dytë solli edhe golat e Tiranës.

18404085_1865658570356923_4448533049972773675_o

Fill pas disavantazhit, në radhët e miqve pati edhe nerva. Kjo solli fillimisht dy kartonët e kuq. Madje, dalja e Zefit u shoqërua edhe me një përplasje në distancë mes lojtarit dhe tifozëve të Tiranës. Por, ky ishte vetëm fillimi. Pak sekonda pasi mbetën me 9 lojtarë, u sinjalizua zëvendësimi i fundit, ai mes Alush Gavazajt dhe Armend Murrajt. Dhe mesfushori kosovar, pa të keq, u dëgjua ndërsa tha: “Po pse?!”.

alush-gavazaj-470x322

 

Përgjigjja që dha administratori Fehmi Mëziu la të pranishmit pa fjalë, ndërsa me tone të ngritura e ofendoi duke i thënë: “Legen”. Kosovari la fushën duke lënë replikat dhe iu drejtua pankinës, por nga sa u pa në distancë situata u qetësua. Sigurisht për mesfushorin, pasi vetë administratori nuk përmbahej, sidomos pasi u mbyll krejt ndeshja.

meziu

Në tunel nuk e zinte vendi, ndërsa bisedonte me zë të lartë dhe u dyshua teksa thoshte: “Sot (dje) prisja që të bënin diçka, por jo… nuk bëhet skuadra me mercenarë”. Në bisedat që u zhvilluan në korridor u konfirmua edhe një tjetër fakt që Korabi do të merrte premio nga rivalët e Tiranës. Kjo është totalisht e lejueshme, megjithatë pas humbjes së pësuar, shpërblimi mbetet vetëm në tentativë.

tirana-korabi

Pas ndeshjes askush nuk foli nga miqtë, madje trajneri Ermal Nexhipi nuk doli as në konferencën e zakonshme. Fehmi Mëziu, edhe pse u pyet nga mediat, zyrtarisht tha që nuk dëshironte të fliste. Gjasat janë që nga sot skuadra të pësojë një “revolucion”, teksa nuk mund të mungojnë as përjashtimet në radhët e jabanxhinjve. Ekziston si mundësi që tri javët e fundit ata t’i luajnë me të rinj.

ADELA MERKO

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"