Prapaskenat e merkatos/ PSG dëshironte largimin e Nejmar, kampionët e Francës ia ofruan kartonin e brazilianit skuadrës së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2022 | 14:12

Prapaskenat e merkatos/ PSG dëshironte largimin e Nejmar, kampionët e Francës ia ofruan kartonin e brazilianit skuadrës së…

Braziliani Nejmar u përfol gjatë gjithë merkatos për një largim të mundshëm nga PSG-ja pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit. Duket se as situata e mirë momentale që 30-vjeçari po kalon në fushë në ndeshjet e fundit me skuadrën nuk ka bërë që numri një i klubit, Naser Al Kelaifi të harronte shitjen e tij, me PSG që ia kishte ofruar kartonin e brazilianit Mançester Sitit.

nejmar 1

Sipas raportimeve nga “Goal” kjo lëvizje e parizinëve erdhi në ditët e fundit të merkatos, por duket se ka hasur në refuzimin e anglezëve të cilët pas bisedimeve me Pep Guardiolën vendosën të mos e vazhdonin këtë tratativë.

Nejmar mbetet kështu pjesë e parizienëve edhe në sezonin e ardhshëm, ku nëse vazhdon me formën e treguar deri më tani do të bëjë drejtuesit e klubit ta mendojnë dy herë largimin e tij në merkaton e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"