Prapaskenat/ Dalin të lirë në fund të sezonit, dy mbrojtës të Tiranës drejt largimit nga klubi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 9:41

Prapaskenat/ Dalin të lirë në fund të sezonit, dy mbrojtës të Tiranës drejt largimit nga klubi

Tirana ka një hall të madh në fund të sezonit. Bardheblutë mund të humbasin dy lojtarët kryesorë të mbrojtjes. Bëhet fjalë për Filip Najdovskin dhe Bruno Lulajn.MixCollage-26-Mar-2024-09-31-AM-8637

Të dy futbollistët janë në fund të kontratës. Në fund të sezonit ata largohen me parametër zero, pasi janë në fund të kontratës. Dy lojtarët janë gjithashtu dy titullarët kryesorë të skuadrës në repartin e mbrojtjes. Najdovski gjithashtu ishte edhe kapiteni i ekipit bardheblu nga nisja e sezonit, ndërsa Lulaj titullar në mbrojtje. Lulaj është kërkuar gjatë nga Elbasani dhe me kalimin në Superiore të skuadrës verdhezi mund të ketë një spostim të tij në këtë skuadër.

Najdovski gjithashtu, pas probleme të fundit mund të kërkojë për një skuadër tjetër. Nëse largohen, për Tiranë do të jenë humbje e madhe, ndërsa skuadra rrezikon të mbesë pa qendërmbrojtës, repart që edhe pse këtë sezon ka pasur tre titullarë, ka vuajtur për mungesë numrash. Lulaj ka qenë në fushën e lojës 25 ndeshje, ka shënuar 2 gola dhe është aktivizuar 1910 minuta. Najdovski 24 ndeshje, 1 gol dhe 1881 minuta.

HASANI – Një tjetër lojtari i mbaronte kontrata në fund të sezonit. Ai ishte Florent Hasani. Sulmuesi u tregua i drejtë. Njoftoi klubin që nuk do të rinovonte kontratën në fund të sezonit. Për këtë qëllim, Tirana u detyrua që ta linte të lirë futbollistin e përfaqësueses së Kosovës. Futbollisti firmosi në janar me ekipin Rumun të Rapidit të Bukureshtit. Nga ana tjetër bardheblutë këtë janar pësuan një eksod të madh. Dy të ikurit e parë nga bardheblutë ishin Hasani dhe Hila. Më pas Kaina, Doka, Qefalija dhe Ballhysa. U afrua vetëm Nikqi, i cili ishte në formë huazimi te Teuta.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"