Prapaskena e penalltive në Mançester, dy lojtarë të Real Madridit refuzuan të gjuanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 22:48

Prapaskena e penalltive në Mançester, dy lojtarë të Real Madridit refuzuan të gjuanin

Reali mundi Mançester Sitin nga lotaria e penalltive 3-4, duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Por edhe te penalltitë ka pasur histori, veçanërisht te Reali i Madridit.

penalltia e rudiger

Davide Ançeloti, ndihmësi i trajnerit të Realit ka bërë me dije se dy nga lojtarët e bardhë, Federiko Valverde dhe Eder Militao refuzuan të ishin pjesë e gjuajtësve të penalltive të ekipit. “Federiko Valverde ishte planifikuar të gjuante penalltinë e fundit (të pestën), por kur ia komunikova më kërkoi të përjashtohej nga lista sepse ndihej shumë i lodhur”, tha Davide.

Më pas ai sqaroi dhe refuzimin e Militaos. “Eder më tha se njihej mjaft mirë me portierin e Sitit, Ederson, pasi janë shokë te Brazili. Për këtë arsye më kërkoi të mos gjuante, pasi mund të rrezikonte të humbiste penalltinë”. Në fund, madrilenët zgjodhën 2 mesfushorë dhe 3 mbrojtës dhe ishin këta të fundit që i dhanë biletën duke mos gabuar nga 11 metrat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"