Pozicioni jashtë loje me teknologji, nderin e ka Reali ta testojë i pari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2022 | 23:48

Pozicioni jashtë loje me teknologji, nderin e ka Reali ta testojë i pari

Superkupa e Europës që do të vërë përballë Realin e Madridit dhe Eintrahtin e Frankfurtit më 10 gusht në Helsinki do të sjellë dhe një risi në botën e futbollit dhe atë të arbitrimit. Për herë do të parë do të testohet pozicioni jashtë loje gjysmë automatik (SAOT).

medium_2022-08-03-f6746512f7

Mënyra e re dhe revolucionare e qartësimit të pozicionit jashtë loje të lojtarëve do të zbatohet për herë të parë që kur Bordi Ndërkombëtar e miratoi atë. Vendimi për ta aplikuar edhe në finalen e Superkupës së Europës erdhi pas testimeve të suksesshme të bëra në turnetë e të rinjve dhe Kupa e Botës për Klube.

Përveç kësaj, SAOT do të përdoret edhe në fazën në grupe në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve. “UEFA është vazhdimisht në kërkim të zgjidhjeve të reja teknologjike për të përmirësuar lojën dhe për të mbështetur punën e gjyqtarëve. Ky sistem inovativ do t’i lejojë ekipet e VAR-it të përcaktojnë situatat jashtë loje me shpejtësi dhe saktësi, duke përmirësuar rrjedhën e lojës dhe konsistencën e vendimeve”, tha gjyqtari kryesor i UEFA-s, Roberto Rozeti.

Sistemi i ri do të funksionojë falë kamerave të specializuara që mund të gjurmojnë 29 pika të ndryshme të trupit për lojtar. Gjithsej 188 teste janë kryer që nga viti 2020, duke përfshirë të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, fazën e eliminimit të Champions League për femra dhe finalet e plota të Europianit të Femrave, si dhe finalet e kompeticioneve të tjera europiane.

UEFA ka përcaktuar gjithashtu edhe gjyqtarin që do të drejtojë finalen e Superkupës së Europës mes Realit dhe Frankfurtit. Arbitri i ndeshjes do të jetë anglezi Majkëll Oliver. 37- vjeçari është ndërkombëtar që nga viti 2012 dhe rregullisht drejton garat e klubeve të UEFA-s dhe ndeshje të tjera ndërkombëtare. Oliver do të ndihmohet nga bashkatdhetarët e tij, Stjuart Bërt dhe Simon Benet.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"