Polonia poker ndaj Kombëtares së femrave, vajzat e Grimës nuk dinë të marrin pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 19:00

Polonia poker ndaj Kombëtares së femrave, vajzat e Grimës nuk dinë të marrin pikë

Shqipëria e femrave pësoi një tjetër humbje, në grupin 2 kualifikues, të vlefshëm për fazën kualifikuese të Botërorit të femrave. Vetëm goli i Doçit në minutën e 78-të, nuk mjaftoi për të përballuar polaket, në takimin që u mbyll me rezultatin 1-4.

kombetarja femrave

Vajzat e Armir Grimës u ndëshkuan shumë shpejt, dhe pësuan dy gola që në 15 minutat e para. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-3. Me fillimin e të dytës, Polonia shënoi edhe një gol tjetër. Për Shqipërinë, nuk mjaftoi vetëm një gol i Doçit.

shqiperi poloni

Pas katër ndeshjesh, Shqipëria e femrave nuk ka marrë asnjë pikë në grup, me të gjitha ndeshjet e humbura, dhe ka një golavarazh shumë të keq, 2-14.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"