Rikthehet Kukësi, me 4 “yje” ndaj Flamurtarit, shpërfytyrohen vlonjatët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2015 | 11:16

Rikthehet Kukësi, me 4 “yje” ndaj Flamurtarit, shpërfytyrohen vlonjatët

UntitledKukësi – Flamurtari 4-0
Golat:
Dushku 49′ Pejiç 52′ 71′ Hysa 77′
Formacionet:
KUKËSI: Halili, Smajli, Shameti, E.Dushku (Hasani 55′), Hallaçi, Musolli, Xheferson (Hysa 62′), Pit (Dosti 78′), Y.Hoxha, Zeqiri, Pejiç. (në dispozicion: Koci, R.Dushku, Rikardo, Mici). Trajner: Artim Shaqiri FLAMURTARI: Lika, Kuqi, Duda, Zeqaj (Gjinaj 62′), Urdinov, Maxhuni, Llambro, Shehaj, Vucaj (Aliaj 89′), Kruja (Qejvani 87′), Buval. (në dispozicion: Xhelilaj, A.Hoxha, Nikoliç, Idrizi). Trajner: Ernestino Ramela
Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Shkëlzen Ziri, Klodian Shihani
Delegat: Besnik Çela
Vëshgues: Fatmir Tare

Kukësi – Flamurtari 4-0 Kukësi rikthehet te fitorja. Skuadra e drejtuar nga Artim Shaqiri ka arritur sot të mposhtë Flamurtarin në “Zeqir Ymeri” me rezultatin 4-0. Që me fillimin e e ndeshjes u duk qartë se verilindorët do të dominonin këtë takim pasi kanë pasur disa raste mjaft të mira me Pit dhe Pejiç, por ka qenë Ilion Lika ai që ka ndalur nuk ka lejuar të preket porta e tij në 45 minutat e para. Në pjesën e dytë kuksdianët futen në fushë më të motivuar dhe gjejnë menjëherë golin.

Është Dushku ai që zhbllokon rezultatin në minutën e 49-të pas një gotikeje nga kendi. Lezhiani kërcen mbi të gjithë dhe arrin në dërgoje topin drejt rrjetës duke kaluar ekipin e tij në epërsi. Vetem 2 minuta më vonë do të vinte edhe goli i dytë për skuadrën e Shaqirit. Një krosim i brazilianit Pit do të zhfytëzohejmë së miri nga Pejiç që del para mbrojtësit dhe me kokë godet duke dyfishuar shifrat. Pas golit të dënuar, verilindorët gjejnë qetësinë dhe fillojnë të administrojnë rezultatin.

Në minutën e 71-të bëhët sërish protagonist Pero Pejiç. Kroati merr përsipër të realizojë një goditje dënimi dhe gjuajtja e tij është përfekte duke mposhtur për të tretën herë portierin Ilion Lika. Kuksianët janë të vetmit qe duken në fushën e lojës ndërkohë që Flamurtari nuk mundet për asnjë monet të kërcënojë portën e Halilajt.

Në minutën e 77-të erdhi e goli i katërt me protagonist Vilfor Hysën. Edhe pse shtatshkurtër, Hysa shfrytëzon më së miri një top të gjatë të ardhur nga mesi i fushës dhe godet me kokë duke mposhtur sërish portierin e vlonjatëve. Minutat e mbetura të ndeshjes kaluan me administrim të lojës nga skuadra verilindore dhe gjithçka u mbyll në shifrat 4-0. Me fitoren e arritur sot, Kukësi ngjitet në kuotën e 55 pikëve duke ndjekur Skënderbeut, të cilët kanë vetëm 2 pikë më shume në tabelën e klasifikimit

 

shaqiriShaqiri: Firore që na shërben, polemikat? Janë pjesë e futbollit
Trajneri i Kukësit, Artim Shaqiri u duk i kënaqur pas fitores me Flamurtarin dhe në mikrofonat e “Supersport” ai u shpreh se ekipi i tij ishte dukshëm më superior ndaj kundërshtarit dhe në fund u shpërblye dhe me këtë fitore.

“Jam i kënaqur që jemi kthyer te fitorja. Ishte një fitore e rëndësishëme pasi na shpërben edhe për moral pasi gjendja e ekipit nuk ishte aspak e mirë.

Më vjen mirë që futbollitët zbatuan me përpikmëri detyrat dhe në fund arritën të shënonin 4 gola. Është e vertët që Flamurtari luajti më keq pjesën e dytë por kjo mendoj se erdhi si pasojë e presionit tonë të madh. Mbetemi favoritët kryesorë për të synuar titullin dhe do t’i marrim ndeshjet një nga një sigurisht duke shpresuar që kundërshtarët të gabojnë”, u shpreh Shaqiri.

I pyetur për polemikat e shkaktuara së fundmi në kampin kuksian trajneri u përgj: “Polemikat janë pjesë e sportit pasi pa polemika nuk është interesant, por puna jonë është ta bëjmë si duhet punën profesionale dhe treguam që jo rastësisht jemi aty ku jemi, pasi pas një periudhe të gjatë në vendin e parë është e vështirë të luash nga i dyti por kampionati vazhdon dhe gjithshka është e mundur”, deklaroi Shaqiri

 


Gjoka me stafin e FlamurtaritLuan Birçe: Luajtëm mirë vetëm pjesën e parë

Nga ana e Flamurtarit, pas ndeshjes u prononcua trajneri i portierëve, Birçe duke deklaruar se humbja e sotme erdhi për shkak se ekipi në pjesën e dytë nuk arriti të përballonte si duhet presionin e kundërshtarit.

“Në pjesën e parë luajtëm më mirë duke i mbyllur mirë hapësirat kundërshtarit, ndërsa në pjesën e dytë më duhet të them se ekipi luajti dobët duke mos pasur mundësinë të reagonte. Tashmë kemi dalë jashtë çdo objektivi dhe siç e paë skuadra po i jep shansin futbollistëve të rinj për të treguar vlerat e tyre”, u shpreh Birçe.




 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"