“Pogba nuk e meritonte të ishte këtu sot”, Alegri nuk kursehet ndaj francezit: Nuk tregoi respekt, prandaj e përjashtova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2023 | 23:20

“Pogba nuk e meritonte të ishte këtu sot”, Alegri nuk kursehet ndaj francezit: Nuk tregoi respekt, prandaj e përjashtova

Juventusi arriti një fitore minimale përballë Fraiburgut në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Europës. Në intervistën pas ndeshjes, trajneri i bardhezinjve, Masimiliano Alegri, u shpreh i lumtur për këtë fitore, por nuk u kursye ndaj mesfushorit Pol Pogba, të cilin nuk e grumbulloi për këtë takim.

alegri

“Përjashtimi i Pogbasë? Ishte e thjeshtë, ai erdhi me vonesë mbrëmjen e djeshme, jashtë çdo respekti për pjesën tjetër të grupit dhe mendoj se bëra gjënë e duhur. Duke nisur nga nesër do ta kemi të gatshëm në stërvitje”, tha si fillim tekniku italian për mikrofonat e “Sky”.

Më pas Alegri shtoi: “Këtu ka rregulla dhe disiplinë dhe mendoj se i kemi dhënë një mësim. Ishte një vendim i natyrshëm dhe spontan nga ana e trajnerit dhe klubit. Gjoba më pas do të vijë automatikisht”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"