Po përgatitej për miqësore, Turbina ndryshon mendje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 21:45

Po përgatitej për miqësore, Turbina ndryshon mendje

Turbina ka mbyllur përgatitjet në kompleksin “Football Republic” dhe këtë fundjavë do ta bëjë pushim. Stafi teknik ka menduar që skuadra të mos luajë as miqësore, për të evituar dëmtimet. Me pretendimet që janë rritur, cërrikasit nuk e kanë luksin që të rrezikojnë lojtarët.
Turbina3
Edhe pse kanë bërë një merkato të bollshme, duan që të jenë gati për çdo të papritur të garës. I fundit që është vënë nën urdhrat e Alfred Allamanit është Ronaldo Serxhio Kamelio. Sulmuesi i ardhur pak ditë më parë në radhët e të verdhëve ka shtuar ndjeshëm konkurrencë. Tashmë mund të thuhet se çdo repart është i blinduar, aq sa kanë luksin që të dërgojnë ndonjë element edhe tek ekipi i 21- vjeçarëve.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPOR.TAL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"