Po bën sezon fantastik te Verona, Kumbulla me këshilla për fëmijët: Për të arritur në nivelet më të larta ju duhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 11:38

Po bën sezon fantastik te Verona, Kumbulla me këshilla për fëmijët: Për të arritur në nivelet më të larta ju duhet…

Marash Kumbulla është duke bërë një sezon fantastik te Verona. Interi, Lacio, Napoli dhe shumë skuadra jashtë Italie, i janë vënë pas qendërmbrojtësit shqiptar, që tregon se ka potencial të madh.

kumbulla-marashi-681x450

20-vjeçari pas stërvitje së ditës së djeshme është takuar fëmijët e “Junior Tim Cup”, teksa ka bërë foto, ka folur dhe është argëtuar me ta.

kumbulla

Gjatë këtij takimi, mbrojtësi shqiptar ka folur duke u shprehur: “Jam i lumtur që takova djemtë e “Junior TIM Cup”. Të luash për ekipin ku je rritur është një emocion i bukur, ëndrra e çdo fëmije. Dita e debutimit tim në Serie A ishte një nga më të bukurat e jetës sime, uroj që të gjithë të përjetoni të njëjtin gëzim. Për të arritur në nivelet më të larta ju duhet seriozitet, sakrificë, përkushtim, pasion dhe, mbi të gjitha, kurrë nuk duhet të ndaloni së argëtuari me atë që bëni”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"